fbpx

Aktualitet

Kryebashkiakja tërhiqet zvarrë, protestuesit i presin flokët (Foto)





               Publikuar në : 18:11 - 07/11/19 |
mapo.al

Kryebashkiakja e një qyteti në Bolivi është sulmuar nga protestues të cilët e kanë tërhequr zvarrë nëpër rrugë. Më pas ata e lyen me bojë të kuqe e i prenë flokët. Vetëm pas disa orësh e dorëzuan në polici.


Kjo ngjarje ka ardhur pas protestave masive që kanë përfshirë vendin që prej 20 tetorit në zgjedhjet presidenciale. Kryebashkiakja akuzohet se ka kërkuar masa radikale për parandalimin e protestës.



Patricia Arce, nga partia qeverisëse Mas, u tërhoq zvarrë në rrugë nga bashkia e qytetit Vinto të Mërkurën, dhe u detyrua të gjunjëzohej dhe të jepte dorëheqjen.


Të rinjtë që mbanin shkopinj dhe maska brohorisnin, ‘Vrasje, vrasje’, ndërsa e çuan Arcën në një platformë ku i prenë flokët para turmës së protestuesve. /Dailymail/

<
>
0 1 2 3 4 9 8 7 6 5


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas