Kreu i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ka kallëzuar penalisht Xhelal Mziun në SPAK.
Lajmi bëhet me dije nga News 24. Kjo nuk është hera e parë që Suli padit Mziun në SPAK, por hera e katërt.
Kujtojmë, se në janar të vitit të kaluar Suli depozitoi një padi duke e akuzuar ish-kryebashkiakun e Kamzës për dhënien e një leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për një thertore në Laknas.