Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu doli në një konferencë për shtyp, ku bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të protestuesve.
Ai tha se personat e arrestuar janë njerëz të thjeshtë me halle.
Sipas tij, “nuk po arrestohen drogaxhinjtë, por hallexhinjtë”.
Shehu tha se nuk do të shkojë në takim me kryeministrin Edi Rama nëse nuk lirohen protestuesit.
Kryebashkiaku tha se ai i mbështet protestat, por shtoi se nuk është pro dhunës.
“Duhet urgjentisht të lirohen qytetarët. Një protestë duhet të hetohet dhe të dalin fajtorët. Qytetari është i fundit që duhet të arrestohet. Banorët janë shumë të shqetësuar. I bëj thirrje kryeministrit të nisë një hetim të paanshëm”.
“I kam shkruar shumë përpara Ministrisë së Transporteve dhe kryeministrit ta bëjë transparente kontratën. Ka dhe brenda protestuesve socialistë të ndershëm. Unë mendoj se sot kryetari i Bashkisë së Kukësit duhet të qëndrojë me qytetarët dhe të mos largohet asnjë moment nga Kukësi. Nëse do qeveria, të vijë dhe të komunikojë. Unë e kam deklaruar se nuk jam kundër taksës. Ne e kemi ulur 30% taksat dhe kemi pasur rritje të arkëtimeve. Sot unë jam thjesht një përfaqësues i qytetarëve. Por sa kohë qytetarët e mi ndihen keq, unë s’kam tjetër përveçse të përfaqësoj ata. Bashkiam Shehu është pjesë e çdo proteste të PD dhe shoqërisë civile”.
ti Kryebashkiak i Kukesit je bashkeautor i kesaj revolte qe mban qendrim te kundert si duket ke porosi nga Tirana nga suita e SALI BERISHES me te tjere se kjo duket sheshit qe eshte e PARAPREGATITUR SE TY TE TAKONTE QE TE FLISJE DHE TE RUAJE RENDIN NE KUKES SI KRYEDASHKIAK , TI SE MERITON ATE VEND TI JE I PARI QE DUHESH TE SHKARKOHESH NGA POSTI I KRYEBASHKIAKUT, HAJDE HAJDE SHQIPTARI PER SHQIPERINE CFAR BEN EDJEG ATDHENE DHE SHKEL REGULLAT, KUSH JE TI ORE TI JE NJE SHERBETOR I POPUULLIT PRANDAJ JE NE KRYE JEP DOREHEQJEN SA ME SHPEJT NUK E MERITON.