Aktualitet

Kryebashkiaku i Shkodrës dhe batuta e komedianit italian







               Publikuar në : 17:31 - 13/08/19 |
Nga Pëllumb Nako

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës.


Edhe ky mori rrugën si disa deputetë e kryebashkiakë të tjerë. Çuditërisht të të njëjtit grupim politik. Paska pasur veprimtari kriminale jashtë vendit. Skenari duket i njëjtë. Kryetari i Rilindjes i zgjedh, u beson dhe i mbron sa herë që opozita i sulmon.

Në momentin kur gjithshka del në dritë dhe faktet shfaqen sheshit, kryeministri distancohet sepse nuk ka ditur gjë.

Ndryshe ai nuk do t’i kishte mbështetur. Me këtë të fundit ai u ndje madje i zhgënjyer se i kishte besuar. Kush e mendonte – tha.

Një situatë e tillë të kujton humoristin e madh napoletan Masimo Troizi. Në një nga skeçet e tij të panumërt me Pipo Baudon, Troizi thotë se ka vendosur që në vend të babait të tij të zgjedhë për baba Xhulio Andreotin, politikanin që dominoi për dekada jetën politike italiane.

Kur Pipo e pyeti për arsyet e kësaj zgjedhjeje, Troizi u përgjegj se babai i tij ishte shumë i ashpër dhe i kërkonte llogari, kurse Andreoti ishte shumë i butë.

“Andreoti është njeri i sinqertë. I padjallëzuar. Ka rreth 40 vite në pushtet dhe ngado vrasje mafioze, krime, shërbimi sekret që shkelin ligjin dhe ai nuk di gjë fare. Nuk ka vënë re asgjë. Sepse ja hedhin ngaqë është i butë, i padjallëzuar”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas