Aktualitet

Kryeinfermierja e Infektivit: E pabesueshme që njerëzit ende s’e besojnë, le të vijnë të shohin çfarë po ndodh





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:37 - 29/07/20 |
mapo.al

Situata nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë vijon të paraqitet e vështirë, ku në vetëm 24 orët e fundit ka patur 4 viktima dhe 117 të infektuar. Gjithashtu, shqetësuese mbetet situata e 123 pacientëve të shtruar në spitalet COVID.


Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Merita Sefa, tha për Euronews Albania se situata në spitale paraqitet shumë e rëndë, sa tashmë as stafi mjekësor nuk di më si ta shpjegojë.


Ajo rrëfeu momentet e dhimbshme të ndarjes nga jeta të pacientëve që siç tha të duket e pabesueshme që nuk ia dalin dot përballë virusit duke parë moshën e tyre dhe nga ana tjetër, shpreh çudinë me njerëz që ende nuk e besojnë se ky virus është i vërtetë.


“Ky është një virus që ka tronditur botën, edhe ne. Më vjen çudi kur shoh lokalet plot me njerëz të çoroditur, nëpër markete. Duket e pabesueshme, që çdo ditë shohin të vdekur dhe ka njerëz që ende s’e besojnë. Unë u kam thënë të vijnë vetë në spital, të vishen si unë dhe të shohin çfarë po ndodh. Është tmerr të shohësh kur kërkojnë të ngopen me oksigjen dhe nuk mundesh”, u shpreh kryeinfermieria.


E pyetur nëse kishte menduar ndonjëherë gjatë kësaj periudhe të gjatë në frontin e parë me sëmundjen që të hiqte dorë, znj. Sefa u shpreh se nuk i kishte shkuar asnjëherë në mendje kjo gjë, ndërsa shtoi se ajo dhe kolegët e saj i janë futur kësaj gjeje dhe shpresojnë t’ia dalin me sukses deri në fund.

“Frika për ne nuk ka ekzistuar. Më shumë na mposht dhimbja nga ajo që po shikojmë. Problemi me mushkëritë, me oksigjenin është shumë problematike, jo siç shihet jashtë. Vetëm ne që i shikojmë se sa po vuajnë e dimë këtë gjë”, rrëfeu ajo.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas