Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nga Kombinati ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.
Kryemadhi tha se Rama ka shembur shtëpitë e banorëve në kuadër të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit dhe i lë ata rrugëve.
“Ne do zgjidhim hallet tona. Ne do zgjidhim sesi juve mos t’iu shemben shtëpitë. Ose edhe nëse shemben, t’ua rindërtojnë shtëpitë aty ku janë. Ne e dimë shumë mirë që ai është njëshi për të gënjyer dhe nuk i mban premtimet. Ju premtoi do ju hap vende pune, ju premtoi që do ju rindërtojë shtëpitë, ju premtoi shëndetësi falas, ju premtoi gjithë këto gjëra. Ne nuk do merremi më me mashtrimet e tij, por do merremi sesi do zgjidhim problemin e banorëve këtu“, u shpreh Kryemadhi.
LEXO EDHE:
Kryemadhi me kontratë në dorë te banorët e Kombinatit: Prona nuk shkatërrohet sipas qejfit