Protesta e studentëve u komentua në një konferencë për shtyp nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Ajo e cilësoi Ramën si kryeministër shkollëpak dhe injorant.
http://www.mapo.al/denoncon-kryemadhi-nje-kompani-nafte-ka-bere-60-mln-euro-evazion-fiskal/
“Nuk do t’iu falë të gjithëve historia për 400 mijë të rinj dhe reja që po i largon. Ti paske qenë Rilindja e krimit, e fatkeqësisë e vrasjes së shpresës. Do të ikësh si një kufomë politike. Rama, tregoi sot se i urren shqiptarët”, tha Kryemadhi.
“Studentet tona që kanë mandat deputeti zbërthyen 8 kërkesat e studentëve për t’i përkthyer në projektligje. Por qeveria arrogante nuk mund të pranojë që nga buxheti i oligarkëve t’i heqë atyre 0.5% por del e trumpeton se po i qan zemra për studentët. Ty kryeministër që gjithë jetën ke kopjuar fjalimet e të tjerëve, gjithë jetën ke zhgarravitur se piktura s’ke bërë, s’do të ta falin ata studentë që kanë ndejtur tërë natën para kryeministrisë për të protestuar, apo ata prindër që nuk përballojnë dot shpenzimet”.
“Nuk do ju falin mijëra të rinj që i duhet të punojnë e nuk vijnë dot në protestë. Përveç mashtrues, je shpirtkeq, tregove që urren të rinjtë, tregove që nuk je baba, nuk je burrë. Armiqtë e këtij popullit nuk paskan qenë pushtuesit, paske qenë ti që i ke grabitur librat, shkollën e bukën të rinjve”.