Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi po zhvillojnë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mësohet se takimi po zhvillohet në selinë blu.
Takimi vjen në një kohë kur prej dy ditësh anëtarët e Këshillit Politik janë angazhuar në bisedime në rezidencën e Ambasadores së SHBA, lidhur me arritjen e një marrëveshjeje për një Kod të ri Zgjedhor.
Takimi i Këshillit Politik me 3 ambasadorët, Yuri Kim, Duncan Norman dhe Luigi Soreca, rinisi në orën 20:30, ndërsa pritet që palët të firmosin draftin e dakordësuar, zbatimi i të cilit pritet të monitorohet nga ambasadorët që u angazhuan në proces.