Aktualitet

Kryemadhi: Duke votuar më 25 prill, sjellim ndryshimin e shumëpritur








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:40 - 14/01/21 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe nënkryetari e kësaj partie, Petrit Vasili, kanë zhvilluar një takim me banorët e njësisë numër 5 në Tiranë.



Kryemadhi tha se Tirana vuan nga trafiku i tmerrshëm dhe se për bizneset janë 10-fishuar taksat. Ajo shtoi se duke votuar më 25 prill, duhet të sjellim ndryshimin e shumëpritur.


“Nga Shkodra në Kamzë kam ecur për 45 minuta, kurse nga Kamza te Fresku kam ecur për 2 orë e gjysmë. Në Tiranë ka trafik të tmerrshëm. Nuk ka as punë. Taksat janë 10-fishuar për bizneset. Duke votuar më 25 prill, të sjellim ndryshimin e shumëpritur“,- u shpreh Kryemadhi.



“Tirana është kthyer në kurth të vërtetë. Nuk ka hapësira. Në Tiranë nuk ke ku ecën. Tirana dikur ka qenë qytet miqësor. Duhet të ndryshojmë realitetin, me votë. Kemi në pushtet të babëzitur, që hanë Tiranën dhe Shqipërinë. Me votë, të ndryshojmë qytetin tonë. Trafiku në kryeqytet është i tmerrshëm”,- tha Vasili.

Lexo edhe :  Basha nga Shkodra e përmbytur: Qeveria të marrë masa urgjente




Etiketa: ,

Pas