Lëvizja Socialiste për Integrimin gjithmonë është prezantuar si partia e të rinjve. Nëse sjellim ndërmend një deklaratë të kryetarses së kësaj partie, Monika Kryemadhi në janar të 2021, ajo ka deklaruar se LSI është e vetmia parti që iu ka dhënë shans të rinjve.
“LSI është e vetmja parti politike që ka krijuar hapësira për të rinjtë, e vetmja parti politike që iu ka dhënë shanse të rinjve, duke filluar me Erisa Xhixhon që ka qenë kryetarja e parë e LRI, Endrit Braimllari, Klajda Gjosha, Floida sot që janë pjesë përbërëse e strukturës dhe vendimmarrjes së LSI por ne nuk duam të ngelemi këtu. Duam të krijojmë hapësira të reja për të rinjtë, hapësira pafund”, tha Kryamdhi gjatë një takimi të para një vitit me të rinjtë në Cërrik.
Një vit më pas, Kryemadhi gjatë një takimi me ekipin e gjeneratës për ndryshim me gjimnazistë të Tiranës, iu dha një këshillë të rinjve që të shkëputen pak nga politika.
“Kur lexoj libër e lexoj 3 herë një faqe sepse truri është i fokusuar në gjëra të tjera. Shkëputuni pak nga debati i politikës, sepse ndonjëherë politika kur bëhet e shëmtuar u merr të ardhmen peng.”
Ajo u ndal edhe te problemet me të cilat ndeshen politikanët.
“Në politikën shqiptare jemi mësuar që politikanët t’ia vendosim fajin të tjerëve. Por në shumicën e rasteve ia vendosin dhe fajin popullit. Atë që thanë të rinjtë këtu, për një kohë të gjatë problemet e maturantëve janë të njëjta. Faji nuk është i popullit, por i yni. Ne duke i diskutuar një herë dhe dy herë mediatikisht, mendojmë se e kemi zgjidhur problemin. Apo duke mbështetur një protestë. Duke dhënë dorëheqje një ministër, mendojmë se e kemi zgjidhur problemin. Por problemet e qytetarëve nuk zgjidhen politikisht, por përmes mundësive se si të ecë procesi. Djegia e mandateve që u larguam nga parlamenti bëri që ne si dhamë zgjidhje problemeve me maturantët, me studentët. Largimi i Floidës, apo Kejdit, bëri që mos të kishte zgjidhje të problemeve të maturës. Sot jemi jashtë këndvështrimit të diskutimit në Kuvend, për numrin e paktë të mandateve apo kapjen e jetës politike.”