Aktualitet

Kryemadhi flet për protestat: Shqiptarët s’e pranojnë më këtë qeveri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:26 - 21/10/19 |
ro ot

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së aleatëve në selinë e PD, se në fokus të axhendës së opozitës do të jetë intregimi i vendit. Kryemadhi tha se protesta do të ketë por nuk ka la të kuptohet se aleatët kanë vendosur një datë për të protestën e radhës.  Ajo tha se zgjidhje për integrimin e vendit do të ishte largimi i Edi Ramës. Kryemadhi nënvizoi se aksioni politik është shumë i qartë, integrimi i Shqipërisë në BE.






“Nuk është me axhendë politike por ka të bëjë me integrimin europian. SHBA kanë qenë partnerët tanë dhe na orienton dhe ne si opozitë. 9 kushtet e Bundestagut tregojnë se Rama largon vendin nga BE. BE e vendosi Ramën përballë përgjegjësisë. Maqedonia u ndëshkua nga mos lëvizja e qeverisë shqiptare për kushtet e vendosura nga BE.


Ne e kemi shtrirë dorën për reformën zgjedhore pa të cilën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk duhet të bëjmë më asnjë hap të gabuar. Ne duhet të jemi të gjithë në një pikë në zgjedhjet e reja që do të rrënojë këto mure kaq të larta që Rama ka ngritur. E ardhmja e Shqipërisë është BE-ja. Rama me paturpësinë më të madhe.

99% e shqiptarëve duan të jenë pjesë e Europës sepse janë në Europë dhe ata nuk e pranojnë këtë qeveri. Ka një dritë jeshile, janë 9 kushtet e Bundestagut. Unë mendoj dhe jam e bindur që gjërat do të ecin përpara. Besoj dhe jam i bindur që duhet të qëndrojmë bashkë për të zgjidhur krizën politike.




Protestat janë në fokusin tonë. Sot në këto dy vjet, jemi  minus 17 mln euro në importe, duke bërë që të dominojë prodhimi i huaj mbi prodhimin vendas. Ajo që është më e rëndësishme është që ne duhet t’i themi shqiptarëve të vërtetën. Protesta do ketë, ato nuk janë me axhendë por me organizim. Në axhendë kemi integrimin e vendit në BE.



Protesta do të ketë nga më të ndryshmet.  Ka një zgjidhje, që të largohet Edi Rama. Protesta dhe aksioni politik është shumë i qartë, integrimi i Shqipërisë në BE. Kështu do të vijnë. Rama ka treguar që ka ndjenjat e skizofrenisë. Me një skizofren do të dinë si të sillen vetëm doktorët”-deklaroi Kryemadhi.

 

1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas