Kryesore

Kryemadhi i bashkohet protestuesve të Teatrit, ulet këmbëkryq në asfalt (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:01 - 17/05/20 |
mapo.al

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është bashkuar protestuesve të Teatrit Kombëtar, pas përplasjes së qytetarëve me policinë.


Kryemadhi është ulur këmbëkryq pikërisht në rrugën lidhëse mes Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugës “Mysym Shyri”, aty ku edhe u dhunuan aktivistët e Shoqërisë Civile.


“Ai teatër është përgjegjësi e të gjithëve. Unë kam 48 orë pa gjumë, do të rri këtu dhe do të bëj detyrat e mia. Dhuna e efektivëve të policisë nuk justifikohet. Fadromisti që shembi Teatrin do të arrestohet. Policët që nuk kishin numra identifikues në fanella do të arrestohen. Ligjet dhe vendimet e Ramës nuk i njoh”, tha Kryemadhi, duke shtuar se qytetarët duhet të nisin mosbindjen civile.



LEXO EDHE: 

Dhunë dhe përplasje/ Policia shpërndan me forcë protestuesit e Teatrit (FOTO) 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas