Aktualitet

Kryemadhi: Javës tjetër do të denoncoj një skemë abuzimi financiar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:10 - 06/03/21 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar disa takime me bizneset dhe qytetarët në njësinë numër 5 në kryeqytet.






Ajo tha se taksat në 4 vitet e fundit janë rritur në mënyrë katastrofike, ndërsa shtoi se kjo gjë, e ka skadencën më 25 prill.


Më tej, kryetarja e LSI tha se javës tjetër do të tregojë skemën sesi është vjedhur haptas me një skemë financiare të tmerrshme, që menaxhohet drejtpërsëdrejti nga Edi Rama.







Kryemadhi: Marketi i vogël është mbijetesë dhe ndihmon një familje. Në fakt taksat në këto katër vite janë rritur në mënyrë stratosferike. Përsa i përket taksave të pushtetit vendor. Por dhe taksa e energjisë elektrike edhe taksa e pronës.




Shitësi: Ne paguajnë jashtëzakonisht shumë taksa.



Kryemadhi : Unë them që kjo gjë e ka datën e skadencës, 25 prill. Janë 50 ditë që na ndajnë por 50 ditë që ne duhet të punojmë pa fund mëngjes drekë darkë.

Çdo gjë që ke këtu ke pjesën e TVSH brenda. Pavarësisht se pjesën më të madhe të mallit që ta sjellin ta sjellin pa kupon tatimor, të thonë po deshe merre, po deshe mos e merr.

Por ti si mund ta mbash dyqanin hapur nëse nuk ke asortimentet për ta mbajtur. Por çmimin e TVSH ti që e shet dhe ne që e blejmë e kanë brenda.

Problemi është që ai atje, koka lart nuk e derdh TVSH. Unë javës tjetër do të tregoj skemën sesi është vjedhur haptas me një skemë financiare të tmerrshme që menaxhohet drejtpërsëdrejti nga Edi Rama.

1


Etiketa: ,

Pas