Aktualitet

Kryemadhi: Kërkoj falje, djegia e mandateve ishte strategji e gabuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:17 - 28/04/21 |
mapo.al

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, që e nxori këtë forcë politike me 4 mandate në të gjithë vendin.






Kryemadhi ia faturoi humbjen një strategjie të gabuar të LSI, duke nisur nga djegia e mandateve e përfunduar në mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019-ës.


Ajo tha se shqetësimi i Presidentit Ilir Meta ishte i drejtë, e kjo sipas saj, u ilustrua dhe në rezultatin e zgjedhjeve.







“Zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Patëm strategji të gabuar, duke nisur nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale duke ia dhënë në dorë të gjithë pushtetin Ramës dhe bandave.



Lexo edhe :  Bojkoti i PD, LSI: Kërkuam që përbërja e komisioneve të bëhej seancën tjetër

Kjo gjë dhe koha e rezultati tregoi që shqetësimi i Presidentit ishte i drejtë. Dua që në emër të LSI dhe timin personal t’i kërkoj falje për këtë fakt, veprim dhe qëndrim që nuk solli gjë tjetër vetëm 70% të ndryshimit, por solli rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat kriminale dhe oligarkët”, tha Kryemadhi.



LEXO EDHE: 

25 prilli/ Kryemadhi: I uroj fitoren oligarkëve dhe bandave

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas