Monika Kryemadhi me anë të një postimi në Facebook, ka ironizuar panelin në konferencën antikorrupsion, të organizuar nga qeveria.
Postimi i plotë
“Edhe Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel te kjo konferenca e qeverisë për korrupsionin, nëse nuk do e kishin arrestuar italianët.
Patjetër, sepse të gjithë çfarë janë në burg sot nga Rilindja, më parë kanë qenë “kampionët” e kryeministrit.
Reformën në drejtësi e miratuam bashkarisht si klasë politike në vitin 2016, që lufta ndaj korrupsionit të ishte përherë ekskluzivisht fusha e veprimit, e një sistemi të pavarur nga politika, të pa ndikuar nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv.
Ky i fundit, dmth qeveria, është edhe më i korruptuari!”.
Ndërkohë që punonjësit civil të çuar me detyrim në takim dëgjuan fjalimin propagandistik të kryeministrit, i gjithë vendi pret me padurim forcën e veprimit të drejtësisë ndaj zyrtarëve të inceneratorëve.
Një skemë korrupsioni në bashkëpunim, e faktuar në letra dhe firma, që ka përfshirë kryeministrin, zyrën e tij, ministra, kryetar bashkie, biznese të vërtetë dhe fiktivë”, thotë Kryemadhi.
Në fund të postimit të saj ajo ka shkruajtur: “Korrupsion qeveritar ka, por duhen profesionistë të pavarur në drejtësi ta luftojnë atë!”