Politika

Kryemadhi: Ky regjim ka rënë. Mosbindja civile ende s’ka nisur








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:52 - 02/05/19 |
ro ot

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke folur nga Durrësi, aty ku mbahet njëra prej 12 protestave paralele të opozitës ka deklaruar se mosbindja civile ende nuk ka nisur. Sipas saj, regjimi i Ramës ka rënë por ai vete nuk e ka kuptuar.



“Këta nuk e kanë kuptuar që mosbindja civile s’ka filluar ende. Shqiptarët janë të gatshëm për t’u përballur me këtë gjenocid heshtës që ka bërë Edi Rama. Gjenocidet kanë krijuar shpërngulje kudo në botë. Ky është një gjenocid heshtur ndaj të rinjve. Një i çmendur ka marr peng një parti politike dhe disa godina.


Opozita nuk ka për qëllim pushimin e godinave dhe as të rrugëve, por opozita kërkon të pushojë zemrat e qytetarëve. Ne duhet t’i ngjallim shpresën shqiptarëve, pasi po shkatërrohet ajo pak që ka ngelur nga historia jonë. Ne do bëjmë çdo lloje proteste apo lëvizje politike për të sensibilizuar shqiptarët, por jemi të përgatitur deri në pikën e fundit, për t’i thëne Edi Ramës që këtë popull nuk e merr dot me dhunë. Ne po i provojmë të gjitha, nuk është problem për ta rrethuar Parlamenti dhe për ta marrë Parlamentin. Këtë javë bllokuam 12 akse, javës tjetër nuk i dihet se çfarë do bllokojmë”, deklaroi Kryemadhi.






1



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas