Aktualitet

Kryemadhi Live me Pekën, i hap telefonin Bashës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:32 - 28/05/20 |
mapo.al

Gjatë intervistës në “Çim Peka LIVE”, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi konfirmoi edhe një herë koalicionin zgjedhor me Partinë Demokratike.


Teksa në studio debatohej mbi koalicionin e mundshëm PD-LSI, kryetari i PD, Lulzim Basha i telefonon partneres së tij politike, e cila nuk nguroi ti përgjigjej LIVE.


“Jam te Çim Peka. Jemi LIVE”, i tha Kryemadhi-Bashës, duke mbyllur më pas telefonin.


A është Lulzim Basha kryeministër i ardhshëm i opozitës?


“I marrim votat dhe hajde e bëjmë. A është partia më e madhe? I takon atij për të qenë kryeministër. Kemi firmosur më 23 prill 2019, në Hotel Tirana, kemi firmosur marrëveshjen për koalicionin zgjedhor, politik etj. Është PDIU, Republikanët, jemi ne, janë të gjitha partitë”, tha Kryemadhi.

 


Etiketa: , , ,

Pas