Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka mbështetur qëndrimin e KMSH për zgjedhjet e 25 Prillit
Ajo fton të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit dhe të denoncojnë në të gjitha institucionet çdo formë presioni apo intimidimi për votën e tyre.
“Duartrokas Qëndrimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Pjesë nga deklarata e tyre: “VOTA është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet. Shprehni qëndrimin tuaj ndaj alternativës që dëshironi, me vullnet të lirë, pa u intimiduar nga askush e pa intimiduar ju askënd!”
Ftoj të gjithë shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 Prillit dhe të denocojnë në të gjitha institucionet çdo formë presioni apo intimidimi për votën e tyre”, shkruan Kryemadhi.