Kryesore

Kryemadhi me deklarata të ashpra: Do jem te Teatri, gati të lë jetën aty














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:34 - 15/05/20 |
mapo.al

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi sapo ka bërë një deklaratë të ashpër në një lidhje me News24, kur u shpreh se ajo do të shkojë sonte në ambientet e Teatrit për të ruajtur pronën publike dhe tradhëgiminë, dhe shtoi se është gati për sakrificën sublime.






Me diagnozën që kam unë, u shpreh ajo, nëse aty hidhet gaz lotsjellës, unë mund të humb jetën.


“Po ju njoftoj që ndryshe nga herët e tjera që ne i jemi larguar gazit lotsjellës, unë do të qendroj aty dhe me diagnostikimin që kam unë dhe nëse hidhet gaz lotsjellës unë vdes në vend. Kështu që po ia bëj të qartë Edi Ramës, Sandër Lleshaj dhe kujtdo tjetër. Unë e kam ndarë mendjen do të rri aty. Nuk ka më çështje pushteti. Një pikë gjaku po ra në atë shesh është kokë për kokë me Edi Ramën“, tha kryetarja e LSI.







Kryemadhi nuk sqaroi më shumë në këtë pikë, por me siguri i referohet një problemi shëndetësor që ajo ka patur më parë.



“Nëse aty derdhet një pikë gjak, i them Sandër Lleshit dhe Edi Ramës, që çdo gjë do shkojë kokë për kokë”, deklaroi Kryemadhi.



Po ashtu, kryetarja e LSI i bëri thirrje SPAK-ut, që të hetojë urgjent paligjshmëritë e kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas