Aktualitet

Kryemadhi me naftëtarët në Fier: Zero strategji, shteti s’po mban përgjegjësi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:59 - 21/03/21 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të diel një takim me naftëtarët e Fierit.






Nuk është bërë asnjë strategji dhe investim për përpunimin e naftës, tha Kryemadhi, teksa shtoi se kështu gjasat janë të larta që rafineritë të zhduken.


Qasja e qeverisë Rama ndaj këtij sektori fitimprurës, vijoi kryetarja e LSI-së, është në të vërtetë qëndrim agresiv ndaj qytetit të Fierit.







“Ka me qindra inxhinierë të mirë që largohen. Ne mendojmë që çështjes së industrisë së naftës duhet t’i japim vëmendje tjetër, jo vetëm politike por edhe ekonomike. Gjithë qyteti i Fierit jeton me industrinë e naftës. Sot ne nuk përpunojmë për shkak të mbylljes së rafinerisë së Ballshit, apo për shkak të mbylljes fragmentare edhe të rafinerisë së Fierit deri diku.  




Lexo edhe :  VIDEO/ La Tiranën për biznesin në Bjeshkët e Tropojës, 64-vjeçari me lopatë në dorë: Nuk na hapin rrugën nga bora
Shteti duhet të jetë edhe fitimprurës, por duhet të ketë edhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të vet. Nëse ne do të zhdukim rafineritë e naftës që mund të jenë problematike, atëherë i bie që të zhdukësh treçerekun e popullsisë sepse pjesa më e madhe aty kanë punuar”, – tha Kryemadhi.
1




Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas