Aktualitet

Kryemadhi: Me shembjen e Teatrit, Rama tentoi sabotimin e Reformës Zgjedhore





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:11 - 22/05/20 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar dhe shpreh të njejtin qëndrim si kryetari i PD-së, Lulzim Basha në lidhje me vijimin e reformës zgjedhore.


Sipas saj, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka folur në emër të opozitës së bashkuar.


Kryemadhi shton se sabotim u përpoq të bëjë kryeministri Rama, duke shembur Teatrin Kombëtar.


REAGIMI
LSI nuk ka asnjë qëndrim të ndryshëm nga qëndrimi që ka bërë të njohur në emër të Opozitës së Bashkuar kryetari i PD-së zoti Lulzim Basha.


Përmbushja e të gjitha detyrimeve ndaj reformës zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioriteti im si Kryetare e LSI-së, ndaj do të vazhdoj të bëj të gjithë presionin e nevojshëm, që ajo të realizohet me konsensus dhe sa më parë, si kusht i rëndësishëm për të rikthyer legjitimitetin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë.

Shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe përdorimi i dhunës policore mbi artistët, mbi gazetarët, mbi veprimtarët e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e opozitës, është provokimi i rradhës së Edi Ramës ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, i cili edhe në sallën e Kuvendit vazhdoi me të njejtën gjuhë fyese dhe provokative, për të na detyruar të largohemi nga tryeza e reformës zgjedhore.

Por pavarësisht dhunës policore, pavarësisht gjuhës fyese, provokuese dhe urrejtjes së Edi Ramës, e ritheksoj edhe një herë se ne jemi të vendosur të realizojmë reformën zgjedhore dhe largimin përfundimtar të tij nga pushteti, si kusht për rikthimin e demokracisë në vend.



Pas