Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vijuar takimet e saj me të rinj të kryeqytetit.
Ajo është ndalur në njësitë 8 dhe 2 të Tiranës ku ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me të rinj dhe banorë të këtyre zonave.
Teksa u shpreh se data e zgjedhjeve po afron dhe shumë shpejt ajo do të jetë zyrtare, Kryemadhi iu bëri thirrje të rinjve që të jenë sa më aktivë në mënyrë që ata të sjellin ndryshimin në Shqipëri.
Kryetarja e LSI tha se vendi ka nevojë për energjinë, pasionin dhe mendjen e të rinjve për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e tyre dhe kjo mund të bëhet realitet jo duke u larguar nga vendi por duke kontribuuar këtu.
-Gazi ti ku je atje?
-Në Speyer.
-Çfarë pune bën atje?
-Lloj e lloj punësh.
-Ti si ndihesh?
-Gjëja e parë është më e pagueshme, shumë herë më e pagueshme, sepse paguhet me orë pune. Fillon minimumi nga 10-11 € për orë. Normalisht që është më mirë drejtues në Shqipëri por…
-Atëherë hajde të drejtosh në Shqipëri.
Unë do t’ju ftoja që të mos ndalonit në asnjë moment, do t’ju ftoja që të trokisnit në dyert e shokëve dhe shoqeve tuaja.
Kryetarja e LSI prej disa ditësh ka nisur një tur takimesh me të rinj dhe të reja në të gjithë vendin, duke i kërkuar atyre që të jenë sa më aktivë për zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që përfaqësimi në qeverisjen e ardhshme të jetë më i madh se çdo herë tjetër.