Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e sheh përmbytjen e Laçit dëshmi të mungesës së seriozitetit të shtetit.
Gjatë vizitës së sotme në tokat bujqësore të përmbytura të Laçit, Kryemadhi tha se ndihmesat kanë qenë zero, ndërkohë që situata problematike mund të ishte parandaluar me koordinimin e hidrocentraleve në hapjen e portave.
Një fermer pohoi se bujqësia si sektor, është neglizhuar nga çdo qeveri. Kryemadhi ndau të njëjtin mendim, duke shtuar se politikanët shpesh kanë mbyllur sytë për hir të stabilitetit rajonal, dhe kjo është kthyer në një destabilitet ekonomik.
****
Kryemadhi: Mund të kishte koordinim që hidrocentralet të hapnin më parë portat që mos vinte kjo situatë. Mungesa e seriozitetit e ka sjellë këtë situatë. Ndihmesat nga shteti kanë qenë zero.
Kryemadhi: E njëjta gjë ndodhi edhe me tërmetin.
Fermeri: Këtu s’është puna vjen apo s’vjen kush. Duhet një studim.
Kryemadhi: 30 vjet s’po bëhet studim, faj kemi dhe ne që për stabilizimin mbyllim sytë. Duhet të ndryshojmë mënyrën e të bërit politikë, por edhe përuljes ndaj njerëzve.
Fermeri: S’mund të vazhdohet kështu!
Kryemadhi: Jo, kështu rrënohet. Qenka bërë qamet, qamet…