Aktualitet

Kryemadhi nga Fieri: Inceneratori, gropa që mbyti qeverinë e Ramës (Video)







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:48 - 17/10/20 |
mapo.al

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qënë sot në fshatin Vërri të Fierit, në lokacionin që është planifikuar të vendoset inceneratori i këtij qarku dhe që banorët e zonës kanë protestuar kundra kontraktorëve për të mos lejuar helminin e tokës dhe të ujërave.


Kryemadhi deklaroi se inceneratori është gropa që mbyti qeverinë e Edi Ramës dhe do jetë momenti që do japë verdiktin përfundimtar të dënimit të Rilindjes.


Fjala e Kryemadhit: 



“Gratë e fshatit Vërri, kanë qenë heroinat e protestës ndaj inceneratorit që është këtu mbrapa, në mes të një parajse bujqësore, një hambar për bujqësinë shqiptare dhe vjen, thjesht një projekt grabitës, nga Edi Rama dhe kompani,për të vjedhur jo vetëm një dorë parash nëpërmjet inceneratorëve, por për të krijuar fatkeqësinë më të madhe në zonë që është shpopullimi.


Komuna e Mbrostarit është një nga komunat më të mëdha që ka impakt të drejtpërdrejtë në bujqësi. Të gjitha këto toka kanë qënë të mbjella, kanë pasur prodhime bujqësore pafundësisht po fatkeqësisht, me ndërtimin e këtij inceneratori këtu mbrapa që është një vepër korruptive, e spostuar nga të gjitha pikat dhe koordinatat e saj, nuk ka sjellë gjë tjetër e do të sjellë, largimin.


Shumë gra me të cilat biseduam ishin të shqetësuara se fëmijët e tyre janë larguar nga Shqipëria, nga fshati. Ata kanë qenë fermerë të zotë dhe me tokat e tyre sillnin prodhime shumë të mira por që me ndërtimin e inceneratorit, shpresat e tyre u prenë.

Në fakt , sot, edhe në takimin që patëm me njerëzit, ajo që kërkonim ishte që të vazhdonim qëndresën pafundësisht që të realizojmë atë që është e domosdoshme, rikthimin e të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Kjo zonë e mrekullueshme nuk është tjetër përveçse një zonë që prodhon prodhime shumë të mira për bujqësinë, por helmimi që kërkon t’i bëjë Edi Rama nuk do të sillte gjë tjetër përveçse atë që ka pasur qëllim kryesor, shpopullimin e Shqipërisë.

Ky incenerator nuk është gjë tjetër por do të jetë gropa që mbyti qeverinë e Edi Ramës, mbyti të gjithë interesaxhinjtë që rrotullohen rreth Edi Ramës dhe jo vetëm që do të jetë pika e shkëputjes përfundimtare të së keqes nga ky vend por edhe ai moment që do të japë verdiktin përfundimtar dhe dënimin përfundimtar të Edi Ramës dhe Rilindjes e të gjithë njerëzve që pasurohen jo vetëm duke grabitur por duke vrarë shpresën dhe vrarë Shqipërinë,” theksoi Kryetarja e LSI.


Etiketa: , , , ,

Pas