Aktualitet

Kryemadhi nga Fieri: Prioriteti kryesor për LSI, arsimi parauniversitar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:14 - 12/02/21 |
mapo.al

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mori pjesë në tryezën e arsimit parauniversitar të zhvilluar në qytetin e Fierit.





Sipas Kryemadhit, arsimi është një nga arsyet e shpopullimit të vendit, ndërsa shtoi se pagat cilësore dhe infrasktura moderne në arsim janë prioritetet e forcës politike që ajo drejton.


Monika Kryemadhi: Arsimi parauniversitar për ne si LSI është një nga prioritetet kryesore dhe mendojmë që rëndësia e tij nuk ka të bëjë vetëm për furnizimin e degëve. Ne sot kemi një numër të kufizuar ku mungojnë mbi të gjitha nxënësit, maturantët, ata që janë nga një anë edhe përfituesit e arsimit parauniversitar, por edhe ana tjetër viktimat e arsimit parauniversitar.




Maturantët janë pjesa kryesore e zhvillimit të shoqërisë, sepse në fund të ditës ne arsimin nuk e shikojmë si një shpenzim në buxhetin e shtetit, ne arsimin e shikojmë si investim. Të investosh në arsim do të thotë të investosh në brezin e ri, të investosh në të ardhmen e familjeve shqiptare.


Dhe në fakt pjesën kryesore të të gjithë qëllimeve tona në programin e arsimit kanë të bëjnë për të rinjtë tanë. Sepse në fund të ditës, për çdo prind një nga problemet që ka është arsimi dhe shëndeti i fëmijës.


Për ne sfidat e arsimit parauniversitar kanë të bëjnë jo vetëm me rritjen e pagave të mësuesve, por kanë të bëjnë me shumë gjëra të tjera që i kemi diskutuar, edhe për të gjithë infrastrukturën e mësimdhënies. Një mësues kimie apo i shkencave ekzakte do ta ketë të pamundur për të zhvilluar  lëndën nëse ai nuk do ketë laboratorë. Një mësues i shkencave ekzakte përsëri do ta ketë të pamundur nëse ai do të jetë i papaguar.

Lexo edhe :  Shqipëria merr sot 7020 doza të tjera nga Pfizer

Pra po të  marrim mësuesin e matematikës apo të fizikës do të ishte më mirë të ishte punonjës banke dhe do të paguhej shumë më shumë sesa mësues matematike që do të rrinte me shkumës 45 minuta pa pushim në orë. Apo për të mos vazhduar pastaj me cilësinë e mësimdhënies për gjuhën shqipe, letërsisë, gjeografisë e me radhë të cilat tashmë janë kthyer si lëndë të cilat shërbejnë thjesht për të kaluar dhe për të plotësuar oraret e mësimdhënies. Në fakt unë jam një prind që e kam kaluar fazën e gjimnazit, në kuptimin qoftë kur kam qenë vetë gjimnaziste por dhe fëmijët tashmë vajza e madhe ka mbaruar universitetin, djali po mbaron e kështu me radhë, por çështja e arsimit para universitar për mua ka një rëndësi shumë të madhe sepse është ajo e cila motivon brezin e ri.

Ajo që dua të theksoj është që në programin e LSI në propozimet zgjedhore, nuk kemi të bëjmë thjesht me premtime elektorale por kemi të bëjmë me 5 prioritete kryesore ku dhe programi mëso dhe fito që ka të bëjë drejtpërsëdrejti jo vetëm me shkollat profesionale por dhe me ndikimin e drejtpërdrejt të rritjes së procesit qoftë nga ana profesionale për nxënësit por edhe të  një përfitimi financiar për familjet e tyre po dhe për ato vetë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas