Aktualitet

Kryemadhi nga Kamza: Angazhimi i grave prioritet i LSI, Rama i paaftë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:59 - 30/03/21 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këtë të martë është takuar me gra dhe vajza në Kamëz, ku tha se angazhimi i grave dhe vajzave aty, është një angazhim më shumë për LSI-në. Nga ana tjetër, ajo tha se kyeministri Edi Rama totalisht i paaftë për menaxhimin e situatës ku ndodhet sot vendi.





“Një avantazh i madh është sepse sot njerëzit në kushtet e varfërisë dhe të pamundësisë e kanë pasur të pamundur pajisjen me kartën e identitetit, kështu që vendimi i fundit i KQZ-së për të shtyrë afatin e kartave të identitetit deri në fund të muajit prill ishte një avantazh shumë i madh, sepse krijon një lehtësi, edhe psikologjike, për të gjithë qytetarët.


Pra, tanimë nuk është e nevojshme që njerëzit të ngelen peng në zyrat e gjendjes civile apo të njësive administrative dhe të selektoheshin se kush ishte e kush jo përkrahës i rilindjes për të marrë kartën e identitetit. Dhe ky ishte një lloj presioni dhe një lloj intimidimi që u bëhej qytetarëve”,-tha Kryemadhi.





Ndër të tjera kryemadhi u ndal edhe te përfshirja e grave në politikë, fenomen të cilin kryetarja e LSI e cilësoi si prioritet në programin e partisë që ajo drejton. Kryemadhi u shpreh se përfshirja e grave në politikë do të vijë si rrjedhojë e pavarësisë ekonomike që kjo gjini do të fitojë.



“Ne si LSI jemi të angazhuar për të pasur sa më shumë gra dhe vajza në politikë. E dimë që është shumë e vështirë, e dimë që është e pamundur, por për hir të së vërtetës janë gjithë këto burra e gra, por në listën e Tiranës ndoshta burrat i kemi pak të diskriminuar, sepse kemi 60 për qind gra dhe 40 për qind burra. Por, ne kemi ruajtur një balancë me të gjithë qarqet e tjera”, ka thënë Kryemadhi.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në Kamëz- Makina përplas për vdekje këmbësorin 60-vjeçar

Në fund të takimit Kryemadhi përmendi edhe një herë rëndësinë që kandidati i LSI do të ketë për Kamzën.

“Edhe ardhja e Përparim Spahiut nga Qarku i Dibrës në Qarkun e Tiranës në thelb të kësaj, kishte edhe një përfaqësim të të gjithë kësaj zone dhe kësaj shtrirjeje gjeografike dhe njerëzore të të rinjve, të të rejave, të familjeve tona, sepse në fund të fundit përfaqësimi i kësaj zone është i domosdoshëm dhe thelbësor.

Është e disata herë që vijmë në Kamëz me Rimin, kemi qenë edhe në Paskuqan, edhe në vende të tjera dhe ndryshimi dhe ritmi është i jashtëzakonshëm. Për hir të së vërtetës është hera e parë që ne kemi kaq shumë gra vetëm në zonën e Kamzës dhe kjo është një meritë e të gjithave ju bashkë, e gjithë grupit të punës dhe unë shpresoj që ndryshimi do të jetë i jashtëzakonshëm dhe surpriza do të jenë kudo. Surprizë do të jetë Shkodra, Elbasani, Malësia e Madhe, Korça.

Pra ajo që më bën përshtypje është energjia pozitive që ne shikojmë te njerëzit. Edhe kur ecim rrugëve, na shkon shumë gjatë sepse njerëzit na ndalojnë, na flasin, bisedojmë dhe duan të komunikojnë me ne.

Kështu që unë mendoj që angazhimi i Rimit, sepse ai nuk është thjesht një deputet apo një njeri që merret me politikë. Rimi vjen nga bota e financës, vjen si një ekspert i jashtëzakonshëm i studimit të ekonomisë, edhe në makro, në kuptimin e zhvillimit të politikave ekonomike dhe nxjerrjes së vendit nga kriza”, u shpreh kryetarja e LSI.

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas