Aktualitet

Kryemadhi nga njësia 3: Njerëzit duan të shikojnë mundësi dhe shpresë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:55 - 09/01/21 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin herët me një takim me disa banorë të Njësisë Administrative Nr 3.



Kryemadhi u shpreh se njerëzit kanë dëshirë të angazhohen dhe të zgjerojnë rrethin e bashkëpunimit.


“Gjëja e parë që njerëzit duan të shikojnë është cila është shpresa, cila është mundësia. E vetmja pikë e fundit sot që ka ngelur, është mundësia për ta ndryshuar atë gjë. Dhe unë jam e bindur që mundësi dhe shanse ka, mjafton të kesh dëshirën e mirë për t’i bërë gjërat. Ashtu sikurse nis një biznes, që gjithmonë e nis me vështirësi. Ashtu edhe nga ana tjetër pushteti të ofron lehtësira dhe infrastrukturën ta bën komode, kjo është pozitive. Por kur shteti të krijon bllokim nga ana tjetër kjo është e pamundur. Po të njëjtën gjë ndjejmë edhe me studentët, që me të vërtetë universiteti është online, por sa produktivë do jenë studentët kur të dalin nga bankat e shkollës, nga kjo gjë. Unë dua të shikoj anën tjetër të medaljes, nuk dua të shikoj anën e keqe. Dua të shikoj anën pozitive të dëshirës së mirë që kanë njerëzit për t’u angazhuar, por edhe për ta zgjeruar rrethin shoqëror të bashkëpunimit”, – tha Kryemadhi.

1





Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas