fbpx

Aktualitet

Kryemadhi nis vizitën në SHBA, takim me shqiptarët në Miçigan





               Publikuar në : 20:34 - 08/11/19 |
mapo.al

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nisi sot një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë vizitë, Kryemadhi shoqërohet nga nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj, Eriol Braimllari dhe Elona Guri.


Gjatë qëndrimit të saj ajo do të ndalet në Miçigan ku do të zhvillojë disa takime me komunitetin shqiptar atje.



Ditën e shtunë, në datë 9 nëntor në orën 11.00 (sipas orës lokale të Miçiganit), Kryemadhi do të vizitojë teqenë e Baba Rexhepit. Në vijim, pasdite kryetarja e LSI, do të zhvillojë takime me grupe të ndryshme të komunitetit shqiptar në Michigan, takim ky i organizuar nga ish-ministri i Brendshëm kolonel Dritan Demiraj.


Të dielën, Kryemadhi do të marrë pjesë në meshën që do të zhvillohet në Kishën “Zoja Pajtore, Our Lady of Albanians” në Southfield. Gjithashtu në orën 12.00, ajo do të vizitojë Kishën e “Shën Palit”, Saint Paul’s Albanian Catholic Church në Rochester Hills, ku do të zhvillojë takime dhe me të pranishmit në meshë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas