Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ tha se një socialist i ka thënë se s’do votojë as Bashën, e as Kryemadhin, por taksën 9%.
Ajo theksoi se socialistëve ju kanë ardhur në majë të hundës taksat e larta.
“Unë dua të them që një nga sfidat e mëdhaja që ka LSI-ja nuk është thjeshtë hartimi i një programi që partitë politike pafundësisht shkruajnë programe dhe asgjë nuk realizohet. Një nga sfidat e LSI-së është ajo që çfarë njerëzit thonë.
Një socialist tha sot se nuk votoj as Lulin dhe as Monën, votoj 9%. Socialistëve ju kanë ardhur në majë të hundës taksat e larta. Unë dje kam qenë me një ekonomist që punonte në një bankë private.
Nuk të votoj ty zonjë dhe unë thashë; pse ta takoj kur ky nuk më voton mua. Zonjë tha, unë do të votoj sepse më rrjep shteti im me taksën 23%, më rrjep shteti im që me një çmim energjie që unë burrë e grua nuk qëndrojmë në shtëpi.
Mua më rrjet shteti im se nuk kam transport për fëmijët, se unë kam harxhuar 3 muaj rrogë për të shëruar prindërit nga Covid. Më rrjep shteti im se paratë i çon te oligarkët.”-tha Kryemadhi.