Aktualitet

Kryemadhi nuk pret: Reforma Zgjedhore të implementohet pa humbur kohë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:00 - 05/06/20 |
mapo.al

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar miratimin e Reformës Zgjedhore nga Këshilli Politik pasditen e sotme.


Ajo shkruan se reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s’ka demokraci


Reagimi i Kryemadhit:


Rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtar është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë.


Reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s’ka demokraci dhe pa demokraci s’ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët.

LSI dhe Opozita e Bashkuar është e vendosur për realizim me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar përsa i përket forcimit e përmirësimit të themeleve të demokracisë në vendin tonë, si dhe përshpejtimit të rrugës së integrimit europian të Shqipërisë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas