Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se dosja nr.184 ka emra ministrash e deputetësh.
“Dosja 184 ka ministra dhe deputetë të përfshirë në blerjen e votës madje dhe lejim të mbjelljes se hashashit në këmbim të votës. Kriminalizimi është në çdo qelizë. Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe ne duhet të jemi të gatshëm për t’u përballur me sfidat”, tha Kryemadhi.
Deklaratën e bëri nga qyteti i Gramshit, ku zhvilloi një takim me strukturat e LSI. Ajo ripërsëriti qëndrimin dhe bindjen e saj, se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, dhe me këtë rast u ka bërë thirrje strukturave të LSI-së, që të ndezin të gjithë motorët për të rrënuar qeverinë Rama.