Kryesore

Kryemadhi: Opozita me 2 lista në zgjedhje, Rama s’ka shans për koalicion me LSI









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:52 - 19/01/21 |
mapo.al

“Edi Rama ta harrojë mundësinë e bashkëpunimit me LSI-në”. Kështu u shpreh sot kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një lidhje Live për News24, teksa ndodhej në Fier, në takime me qytetarët. 



Kryemadhi tha se opozita do të dalë në zgjedhjet e 25 prillit me dy lista dhe synimi është, tha ajo, largimi i qeverisë aktuale dhe kryeministrit Edi Rama. Kryetarja e LSI përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me PS-në dhe Ramën pas zgjedhjeve parlamentare.


“Edi Rama dhe Rilindja më 25 prill duhet të ikin. Dhe çdo deputet i LSI-së, nuk ka shans jo vetëm ta votojë, por as ta ëndërrojë që Edi Rama mund të ketë mundësinë e bashkëpunimit me LSI-në. Jo për LSI-në, jo për Monikën, por për shqiptarët. Sepse janë ata që ja kanë kushtëzuar LSI-së largimin me çdo çmim të Edi Ramës. Pse e them me çdo çmim? Sepse jeta e një fëmije të familjes shqiptare është shumë më e rëndësishme se pushteti i Edi Ramës dhe xhepat e oligarkëve që rrinë tek Edi Rama. Kushton shumë më shumë jeta e një shqiptari që punon tokën, e një naftëtari që nuk paguhet, e një papuni apo e një pensionisti, sesa pushteti i Edi Ramës, apo paratë që marrin nga buxheti i shtetit oligarkët e emëruar të tij”, u shpreh Kryemadhi.




“Fryma është ajo që krijon numrin më të madh të mandateve. Nëse një listë e vetme do t’i jepte fitore maksimale opozitës, ju mendoni që Edi Rama do të shkelte Kushtetutën, do të shkelte marrëveshjen e 5 qershorit, do të krijonte konflikt të drejtpërdrejtë me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, me 3 ambasadorët, më të gjithë Komisionin Europian, me Komisionerin për Zgjerimin. Pra nëse ai do të krijonte një konflikt kaq të madh për të favorizuar opozitën, unë mendoj që kjo është thjesht një shashkë që kërkohet për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik, për të larguar vëmendjen nga varfëria, nga keq menaxhimi i pandemisë, për të larguar vëmendjen e atyre 10 mijë familjeve që kanë humbur shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit e vazhdojnë të jetojnë akoma në çadër, për të larguar vëmendjen e atyre nënave që u është djegur shpirti për fëmijët e tyre që kanë ikur në emigracion, edhe pse kanë në xhep diplomat e universiteteve që kanë mbaruar dhe për të demotivuar opinionin publik, që shqiptarët të mos shkojnë për të votuar. Koalicioni i opozitës, fronti opozitar me fuqinë e dy listave, sigurisht që çojmë në kutinë e votimit më shumë vota, duke pasur 280 kandidatë, sesa duke pasur 120 kandidatë“, vijoi Kryemadhi.



LEXO EDHE:


Kryemadhi: Taksa e sheshtë, pikë e përbashkët me PD

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas