Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në “Ora Neës” tha se brenda dy orësh u mblodhën në sheshin para parlamentit mbi 10 mijë vetë. Ajo tha se në protestë nuk janë vetëm njerëz të PD e LSI por dhe socialistë e madje komunistë.
“Sot pashë në shesh, komunistë. Pashë nipin e Nexhmie Xhuglinit, Saimir Xhuglinin. Pashë njerëz nga më të ndryshmit. Është atdhedashuria. Njerëzit u ngritën mbi ideologjinë politike dhe sot kanë vetëm një ideologji, atdhedashurinë. Sot njerëzit nuk kanë më krizë besimi”, u shpreh ajo.
Më tej duke treguar se Ruçi thirri me urgjencë parlamentin, tha se protestuesit po me urgjencë u përgjigjen. “Për dy orë erdhën 10 mijë veta në shesh. Erdhën nëpunës, mësues e nxënës, edhe pse kishin frikë se mund t’i filmonin kamerat dhe i hiqnin nga puna, prapë se prapë nuk u stepën”, vijoi ajo.
Sa mire po e manifestoni friken qe ju ka hyre ne palce nga drejtesia.
Oh ckemi per te pare me ju te LSI-se. Hajde burg bordello qe do beni hajde!
Dhe cirren nga fyti se e kane per popullin te gjithe kete perpjekje e sakrifice.
Jo mor jo. Po u djeg lekura keq dhe po e shofin zjarri e madh qe po afrohet, ndaj duan te djegin gjithe shqiperine.
Rama me kujdes dhe qetesi duhet tja fusi mire, deri thelle ne gryke qe mos kene mundesi te marrin me fryme keto qelbesira, qe e shkaterruan kete vend.
Tung,