Aktualitet

Kryemadhi: Protestat s´kanë filluar, këto janë manifestime nga dëshpërimi shpirtëror





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:23 - 20/05/20 |
mapo.al

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga Byro Politike me Juli Xhakoxhi është shprehur se të gjithë duhet të mësojmë nga qëndresa e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit prej 27 muajsh.


Ajo ka bërë ironi në lidhje me respektimin e masave të vendosura nga qeveria ku ka theksuar se me 17 nëntor ishin policia që ishte e ngjeshur që e shkeli këtë VKM.


Ndër të tjera Kryemadhi nga studio e Byro Politike në Abc News është shprehur se akoma nuk kanë filluar protestat, dhe këto janë thjesht manifestime që krijohen nga dëshpërimi shpirtëror i qytetarëve dhe të artistëve.


“Unë nuk mendoj se kanë filluar akoma protestat këto janë manifestime që vjen nga një dëshpërimi shpirtëror që ka kapur artistët, njërezit artëdashës dhe ndoshta dhe pse mund të mos kenë qëne asnjëherë në teatër është shumë prekëse.“-tha Kryemadhi.


 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas