Aktualitet

Kryemadhi publikon mesazhin e Yuri Kim: Më 25 prill presim një ndryshim të madh








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:53 - 06/01/21 |
mapo.al

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i bëri apel sot qytetarëve shqiptarë, të cilëve u ka skaduar karta e identitetit, të aplikojnë për dokumentet e reja në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.



Lidhur me këtë apel të diplomates amerikane ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Twitter”, falënderon SHBA-në për këtë mesazh dhe shprehet se ne presim një ndryshim të madh prej këtyre zgjedhjeve, ndaj dhe të gjithë votuesit duhet të sigurohen që kanë kartë identiteti apo pasaportë biometrike të vlefshme për të marrë pjesë në votime.


“Faleminderit @USAmbAlbania që i nxit qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit. Ne presim një ndryshim të madh prej këtyre zgjedhjeve dhe të gjithë votuesit duhet të sigurohen që kanë kartë identiteti apo pasaportë biometrike të vlefshme për të marrë pjesë në votime”, shprehet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në reagimin e saj.

Lexo edhe :  25 prilli, jo thjesht zgjedhje por zgjidhje






Etiketa: , ,

Pas