Aktualitet

Kryemadhi: Rama premtoi 300 mijë vende pune, por vetëm taksoi të varfërit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:43 - 15/01/21 |
mapo.al

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka vijuar këtë mëngjes takimet në njësinë 4 në Tiranë, ku ka ballafaquar problematikat e kësaj zone.



Kryemadhi tha se nga kryeministri Edi Rama janë premtuar 300 mijë vende të reja pune, ndërkohë që realiteti shfaqet ndryshe. Ajo gjithashtu tha se të varfërit, intelektualët apo shtresa e mesme janë taksuar si kurrë më parrë,  dhe se oligarkët e të pasurit janë zhveshur nga çdo lloj pagese.


“Një nga problemet që ne kemi është se gjithmonë dalim me premtime, por asnjëri nuk të jep një faturë financiare të problematikave. Gjithmonë ecin me idenë…Sikurse e tha Rama: Do të krijojmë 300 mijë vende pune. Ai nuk realizoi asgjë. Apo që do të ulë çmimin e energjisë elektrike…Nuk e realizoi atë.



Tha: Do të ulim taksat dhe do të taksojmë të pasurit. Ndodhi e kundërta! Taksoi të varfërit, intelektualët shqiptarë apo shtresën e mesme dhe zhveshi nga çdo lloj pagese oligarkët dhe të pasurit, kur në fakt ajo që ne duhet të marrim përsipër është realizimi i gjithë atyre premtimeve”, – tha Kryemadhi.

Lexo edhe :  "Rama është kundër integrimit"/ Vasili: 25 prilli, sfida që duhet fituar


1



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas