Kryesore

Kryemadhi-Ramës:Mos ironizo Zotin, mallkimi ka për të rënë mbi kokë




               Publikuar në : 19:31 - 15/03/19 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama për batutat e përdorura prej tij në takimin e sotëm në Berat. Gjatë fjalës së saj në takimin me strukturat e LSI në Kamëz, Kryemadhi deklaroi: “I bëj thirrje Edi Ramës, kudo shkoftë në vende të krishtera apo mysliman, apo edhe bektashi, Mos ironizo dhe mos përmend emrat e të shenjtëve mbi të cilët shqiptarët kanë ngritur besimin në atdhedashuri, sepse mallkimi i tyre ka për të rënë mbi kokën e tij dhe ai nuk do ta shpaguajë dot, jo në këtë jetë, por as në jetën tjetër”.
Më tej kryetarja e LSI-së tha se Rama nuk duhet të guxojë të fyejë Zotin që i mbron shqiptarët nga mallkimi që Rama i ka hedhur Shqipërisë. “Do të lutem në Zot, dyfish dhe trefish, për të ngritur besimin tek njerëzit sepse vetëm besimi në zot do të na kthejë paqen dhe begatinë. Do të lutem në Zot që ti kthehen pronat kishave, xhamiave, teqeve dhe çdo besimi fetar, që të mos vazhdojë me Edi Rama të grabisi pronat e Zotit, sepse kurrë nuk do të gjejnë paqe shqiptarët dhe kushdo tjetër nëse do të ndërtojmë besimin jo mbi grabitjen e pronës, por duhet ta ndërtojmë besimin vërtet te vlerat, tek morali, tek familja dhe tek atdhedashuria”.


Lexo edhe

Rama në zemër të elektoratit të LSI flet për ‘fallxhoret e Monikës’


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas