Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar gjatë një takimi me përfaqësues të LSI në Shkodër se 10 mijë familje janë në çadra dhe nuk kanë asnjë ndihmë ekonomike. Ajo u shpreh se banorët në disa zona të prekura nga tërmeti, banorët janë nxjerrë nga shtëpitë dhe nuk kanë asnjë garanci për rindërtimin e banesave të tyre.
Ajo shtoi se Shkodra ka për të qenë surprizë në zgjedhjet e 25 Prillit ndërsa theksoi se Kodi Zgjedhor të cilin sipas saj Rama e përgatiti për t’i “bërë hile” opozitës do ketë efekt të kundërt.
“Në Shkodër ka qenë për të qenë surprizë. Edhe për Kodin Zgjedhor që Edi Rama e bëri për të na bërë hile ne por ka për ta ngrënë vetë”, deklaroi Kryemadhi.
1
Etiketa: Kryemadhi