Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi sot në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së se për LSI-në nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve, por standardi i tyre.
“Për ne nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve, për ne ka rëndësi standardi. Shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin të lirë dhe zgjedhjet të jenë të ndershme.Të mos votojnë nën presion, të mos votojnë nën dhunë dhe të mos votojnë nën afshin e eurove të krimit të organizuar.”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Duke u ndalur te debati i sotëm në parlament, për dekretin e presidentit, Kryemadhi tha: “Për sa i përket dekretit të Presidentit, mos u merrni me këtë. Për ne s’ka rëndësi nëse zgjedhjet bëhen më 30 qershor, apo më 30 gusht, 30 shtator apo 30 tetor. Nuk është as 28 as 29 për ne, e ka thënë edhe Ismail Qemali. Për ne ka rëndësi standardi, nuk ka rëndësi data.”