Aktualitet

Kryemadhi: Sondazhet tona e nxjerrin Ramën në limitet e ekzistencës politike














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:24 - 25/02/21 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’  tha se sondazhet e kësaj force politike e nxjerrin Ramën në limitet e ekzistencës si kryeministër dhe si individ.





“E para ajo që unë shikoj, është pakënaqësia e jashtëzakonshme që ka në popull lidhur mbi këtë qeveri. Këtë e shikoj në takimet e mia që fillojnë që në orën 7.00 të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes.


Ilir Meta dilte që në orën 6.00 kur ishte kryeminisër, por nuk hante dhe merrej me fëmijët, dhe kishte nga pas të gjithë Partinë Socialiste, ndërsa unë dal në orën 7.00 si të githa gratë e tjera të cilët janë të detyruara t’u përgjigjen familjeve.




Vetë situata e pandemisë e bën të pamundur kontaktin për orare të gjata dhe vetëkufizimi dhe raprezalja që Policia e Shtetit ushtron ndaj qytetarëve, por ajo që akoma është e rëndësishme është ajo që njerëzit ndjenë dhe reflektojnë.


Lexo edhe :  Vasili me kandidaten e LSI në Vlorë: Do marrim tre deputetë

Ajo që është e rëndësishme ku është e fokusuar fushata e PS në terror të administratës publike dhe në një kapje, joshjen të medias për tu marrë me sondazhe.


Ajo dhunë ndaj opinionit publik për të treguar numrat, tregon frikën, ku Edi Ramën e nxjerrin në limitet e ekzistencës në të gjithë pritshmëritë që ai ka si kryeministër dhe si individ.”- tha Kryemadhi.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas