Aktualitet

Kryemadhi takim me biznesin fason: Të fitojmë kohën e humbur





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:40 - 02/05/20 |
mapo.al

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të biznesit fason në Shqipëri, ku u njoh nga afër me problematikat që po hasin fasonët në këtë periudhë ku vendin është përfshirë nga pandemia e koronavirusit.


Kryemadhi thotë se nevojitet një paketë urgjente ekonomike për sektorin fason, për të siguruar vijimësinë e pagesës së punonjësve dhe sigurimin e vazhdimit të këtij biznesi.


Kryetarja e LSI-së thekson se distancohet nga gjuha e papranueshme e qeverisë dhe mungesa e plotë e gatishmërisë për mbështetjen e këtij biznesi.


Sot zhvillova një takim me përfaqësuesit e Fasonistëve të Bashkuar, ndamë shqetësimet emergjente me të cilat po përballet ky sektor, i cili është jetik përsa i takon punësimit masiv që realizon. Sektori fason, sipërmarrësit dhe gjithë punonjësit e tij janë goditur rëndë nga keqmenxhimi i situatës ekonomike nga ana e qeverisë. 


Mijëra familje të thjeshta shqiptare sigurojnë mbijetesën me pagat e realizuara në biznesin fason. Tashmë dihet që ky biznes është përballur vazhdimisht me vështirësi të shumta përsa i takon procedurave burokratike, të padrejta dhe jo stimuluese, duke funksionuar me vështirësi më të mëdha se çdo biznes fason në vendet e tjera në rajon.

Kërkohet një paketë urgjente ekonomike për sektorin fason, për të siguruar vijimësinë e pagesës së punonjësve dhe sigurimin e vazhdimit të këtij biznesi. Të mbrosh biznesin fason do të thotë të mbrosh mijëra të punësuar. Ndaj edhe një herë distancohemi prerë nga gjuha e papranueshme e qeverisë dhe mungesa e plotë e gatishmërisë për mbështetjen e këtij biznesi.

Nuk kemi kohë për të humbur me propagandën e kryeministrit të Facebook. Duhet të shkrijmë akujt që prej 2 muajsh kanë ngurtësuar jetën dhe ekonominë e shqiptarëve, të fitojmë kohën e humbur duke jetuar e punuar 365 ditë të vitit. Çdo ditë me vendime eksperimentale është humbje e madhe për ekonominë shqiptare, për familjen shqiptare dhe Shqipërinë.”, – shkruan Kryemadhi.

Përfaqësuesit e fasonët më herët kanë pasur takime edhe me kreun  e opozitës Basha dhe presidentin Meta.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas