Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kryemadhi takim me gratë në Maliq: Shpopullimi, fenomen shqetësues

by mapo.al
13/02/2021
in Kryesore, Politika
0

Pas vizitës në Pogradec, ku u mirëprit nga familja Dikellari, Monika Kryemadhi ka shkuar në Maliq, ku zhvilloi një takim me gratë e këtij komuniteti.

Gjatë bashkëbisedimit me to, Kryemadhi ceku shumë tematika, duke nisur që nga problemi i shpopullimit dhe idesë së formimit të një shteti me bazë sociale.

“Unë isha në Pogradec nëpër fshatra, në qytet. Ishim nëpër shtëpi dhe ajo që vëmë re është largimi. Një nga problemet më të mëdha është boshatisja dhe shpopullimi i fshatrave dhe sidomos qyteteve që janë në kufi. Përrenjasi, Pogradeci po ashtu, që të thuash është një qytet turistik, vjen në Korçë e njëjta gjë. Edhe pse shikojmë atë turizmin për momentin, një të shtunë ose të diel, por ja ku jemi sot këtu në Maliq dhe ja si thoni ju, që tërë fëmijët i keni jashtë.

Ndërkohë që pensionet e pensionistëve që janë të vetën nëpër shtëpia janë ku thërret qameti. Ndërkohë vajzat dhe djemtë e rinj mezi presin të ikin, sepse nuk kanë një vend pune, nuk kanë një mundësi. Vështirësitë ekonomike shtohen çdo ditë e më shumë. Unë dua t’iu falenderoj shumë që më keni respektuar sot dhe ne në fakt në këtë situatë të vështirë edhe të pandemisë, edhe të shtetrrethimit, sepse jemi bërë si tek filmi “Dimri i Fundit”. U jam shumë mirënjohëse edhe të zonjës dhe zotit së shtëpisë që na hapën derën dhe na pritën, por edhe që na krijojnë këtë mundësi, sepse kur qajmë edhe hallet e kur diskutojmë jemi edhe më pranë jush. Qajmë dhe pak hallet e burrave, meqë i kemi. Po shyqyr që i kemi, sepse familja është shumë e rëndësishme dhe nganjëherë me njëri tjetrin edhe zihemi, edhe duhemi, edhe ngatërrohemi, por në fund të ditës ngelet forca dhe fuqia. 

Është shumë e vështirë për gratë kryefamiljare, sidomos ato që janë me fëmijë të vegjël, për t’i rritur, për t’i mbajtur, për t’i shkolluar e për t’u kujdesur. Sepse babai është një ndihmesë dhe një dorë e fortë për fëmijët që rriten. Por po të ketë një shtet të fortë e social, normalisht e bën edhe më të thjeshtë këtë situatë.

Në sot e kemi lënë që të kalojmë të gjithë ditën në Maliq, nëpër shtëpi dhe takime. Kemi lënë takimet nëpër shtëpia sepse edhe mundësitë janë më të pamundura për njerëzit, disa edhe nga koha, apo nga frika e qeverisë, se disa të thonë të heqin motrën apo vëllain nga puna, sepse këta kanë kaluar më keq sesa lufta e klasave. Megjithatë unë them që nuk është ky problemi, problemi që kemi ne sot të gjithë është çështja e punësimit. Krijimi i hapësirave për bujqësinë në këtë zonë është një nga problemet kryesore”, u shpreh Kryemadhi.

Tags: MaliqMonika Kryemadhi

JU SUGJEROJME

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

04/07/2022
REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

04/07/2022
Next Post
Sinoptikanët: Orët në vijim, borë në të gjithë vendin – reshje edhe nesër

Sinoptikanët: Orët në vijim, borë në të gjithë vendin - reshje edhe nesër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In