Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me grupin organizativ të LGI.
Kryemadhi shkruan se zgjedhjet e 2023 janë shumë të rëndësishme dhe roli i grave e vajzave do jetë thelbësor, ndaj puna jonë për të evidentuar gra me integritet, profesioniste dhe të afta për të garuar në sfidën e ardhshme mbetet prioritet.
Postimi
Takim me grupin organizativ të LGI për ridimensionimin e kësaj strukture shumë të rëndësishme për përfshirjen e grave dhe vajzave në politikë. LSI ka qenë forca e parë politike që ka vendosur kuotën 50% të përfaqësimit të grave dhe vajzave në gjithë strukturat e partisë. LSI propozoi vendosjen e kuotës 50% të përfaqësimit në Kodin Zgjedhor e cila u zbatua për herë të parë në zgjedhjet lokale të 2015. Pasi ne besojmë se gratë dhe vajzave duhet t’i jepen të gjitha mundësitë, shanset për tu përfshirë në politikë dhe vendimarrje. Gratë dhe vajzat janë aset për shoqërinë shqiptare dhe është detyrimi jonë t’i japim zgjidhje shqetësimeve që ato përballen çdo ditë. Fuqizimi i tyre ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës për gratë dhe vajzat është thelbësore për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për forcimin e famijes shqiptare. Zgjedhjet e 2023 janë shumë të rëndësishme dhe roli i grave e vajzave do jetë thelbësor, ndaj puna jonë për të evidentuar gra me integritet, profesioniste dhe të afta për të garuar në sfidën e ardhshme mbetet prioritet.