Aktualitet

Kryemadhi: Taksa e sheshtë, pikë e përbashkët me PD









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:38 - 19/01/21 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në lidhje live për News 24 nga Fieri u shpreh se LSI dhe PD kanë një pikë të përbashkët në programin e tyre qeverisës: taksën e sheshtë.



Ajo tha se qeveria e ardhshme do të ndihmojë dhe mbështesë prodhimin vendas për të krijuar vende pune dhe rritur mirëqenien e fermerëve.


“Sigurisht që taksa e sheshtë është një nga pikat që ne kemi të përbashkët, ku PD-ja është angazhuar për 9%, ne kemi qenë për 10%, por do të biem dakord. Është e rëndësishme që të jetë taksë e sheshtë“, u shpreh Kryemadhi.




“Është shkatërruar dhe prodhimi vendas. Një nga pikat tona kryesore kush është. Made in Albania me TVSH zero. Do të thotë që qumështi i Maqedonisë, Kroacisë, Bosnjes mos të vijë dhe të shkatërrojë tregun shqiptar, mos të shkatërrojë fermerët shqiptarë. Do të thotë që domatja, speci i Shqipërisë të kenë çmimin më të lirë sesa ato që vijnë nga importi. Dhe ti japim mundësi fermerëve tanë, blegtorëve, bujqësisë që të rimëkëmbet dhe të eci sa më shpejt. Është dhe nafta, është dhe transporti,teknologjia për të zhvilluar dhe për të krijuar hapësira pafund për studentët që diplomohen në teknologji. Dhe tu krijojmë mundësinë e bizneseve të tyre dhe shumë e shumë hapësira të tjera për ti ndihmuar ato“, tha Kryemadhi.



A ka një program të përbashkët me opozitën e bashkuar për këto zgjedhje zonja Kryemadhi?
Kemi shumë pika të përbashkëta si opozitë e bashkuar. Pika jonë kryesore është largimi i Edi Ramës më 25 prill. Largimi i Edi Ramës dhe i Rilindjes më 25 prill krijon hapësirën për të tjetërsuar klimën e biznesit, për të krijuar hapësira për investime të reja të huaja për të cilat ka nevojë vendi që krijojnë vende pune, çlirimin e mentalitetit dhe të ekonomisë shqiptare, krijimin e një shëndetësie më të mirë dhe më të merituar për shqiptarët.


A do të ketë një paketë të mirëfilltë si opozitë?
Sigurisht që taksa e sheshtë është një nga pikat që ne kemi të përbashkët, ku PD-ja është angazhuar për 9%, ne kemi qenë për 10%, por do të biem dakord. Është e rëndësishme që të jetë taksë e sheshtë. Është si puna e datës 28 e 29, që ç’bëri 28 e ç’bëri 29 tha Ismail Qemali. Kështu që për ne është e rëndësishme taksa e sheshtë, që çliron biznesin e vogël, çliron biznesin e mesëm.

1


Etiketa: ,

Pas