Aktualitet

Kryemadhi: Të ndalimin largimin masiv të të rinjve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:00 - 19/01/21 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, mëngjesin e sotëm, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Fierit.



Në këtë takim, Kryemadhi theksoi se duhet që të ndalet emigrimi masiv i të rinjve.


“Familjet në Fier dhe Shqipëri jetojnë me mundësi minimale. Jemi bërë si maternitet emigracioni, më tha një grua. Tha i bëjmë fëmijët, i rrisim dhe i çojmë në Gjermani. Duhet të ndalim largimin e të rinjve”,– u shpreh Kryemadhi.



Më tej kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha sot shqiptarët janë të revoltuar kundër Rilindjes së Edi Ramës, prandaj më 25 prill duhet ta thyejmë me çdo kusht, shtoi më tej Kryemadhi.



“Ne do të bëjmë gjithçka që të mbështesim bujqësinë. Mos të ndodhë që produktet bujqësore në vend të hidhen në rrugë. Duhet të kemi prodhimet tona. Edhe blegtoria është në gjendje mizerabël. Mbi 90 mijë biznese janë mbyllur në vend nga keqmenaxhimi. Rama po masakron bizneset.


Sot revolta më e mirë është që të shkojnë më 25 prill dhe të thyejnë në mes Rilindjen. Gjykatësit më të mirë janë qytetarët. Ne nuk na gjykojnë dot as politikanët, askush, por vetëm qytetarët. Sot ka të bëjë e ardhmja e shqiptarëve. Më 25 prill, shqiptarët do vendosin nëse do të qëndrojnë këtu e do mbretërojnë e mos lënë Ramën e të ikin shqiptarët. Më 25 prill e kanë vetë në dorë“,- tha Kryemadhi.

4


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas