Kryesore

Kryemadhi: Tërmeti i 26 nëntorit zbuloi Shqipërinë përtej fasadës së Rilindjes








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:40 - 26/11/20 |
mapo.al

Një vit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu është drejtuar qytetarëve shqiptarë me një mesazh në rrjetet sociale. 



Kryemadhi shkruan se lëkundjet e tokës treguan Shqipërinë e vërtetë përtej fasadës së Rilindjes.


Sipas kryetares së LSI-së, procesi i rindërtimit s’duhet të përdoret nga qeveria si program propagande, ndërsa shtoi se shqiptarët kanë nëvoje për një qeveri që punon për të gjithë dhe jo për ata që janë të lidhur me të.




“Një vit më parë, zemrat tona u ndanë më dysh prej tërmetit që tronditi themelet e Shqipërisë, duke rezultuar në humbjen e jetëve të 51 qytetarëve tanë. Solidariteti vëllazëror mes shqiptarëve dhe mbështetja e miqve të huaj na mundësoi të qëndronim në këmbë gjatë atyre momenteve shumë kritike pasigurie për familjet shqiptare, për ekonominë shqiptare, për biznesin dhe punonjësit. Lëkundjet e tokës, treguan për të gjithë, Shqipërinë përtej fasadës së Rilindjes”, deklaron Kryemadhi.



Kryetarja e LSI thekson pasojat që la pas tërmeti si mijëra qytetarë të pastrehë, falimentimin e bizneseve, rritjen e papunësisë dhe rënien ekonomike.


“Rindërtimi nuk duhet të përdoret nga qeveria si një program propagande. Krizat kërkojnë lidership të përgjegjshëm në drejtim, që nuk nxit probleme por zgjidh probleme“, shton kryetarja e LSI.

Deklarata e Kryemadhit
Një vit më parë, zemrat tona u ndanë më dysh prej tërmetit që tronditi themelet e Shqipërisë, duke rezultuar në humbjen e jetëve të 51 qytetarëve tanë. Solidariteti vëllazëror mes shqiptarëve dhe mbështetja e miqve të huaj na mundësoi të qëndronim në këmbë gjatë atyre momenteve shumë kritike pasigurie për familjet shqiptare, për ekonominë shqiptare, për biznesin dhe punonjësit.

Lëkundjet e tokës, treguan për të gjithë, Shqipërinë përtej fasadës së Rilindjes. Pas tyre, Shqipëria pati një përballje katastrofike me krizën që la pas tërmeti. Ende sot, 1 vit nga ngjarja tragjike, familjeve që i mbijetuan tërmeteve nuk iu është mundësuar një strehim i sigurtë por janë lënë në mes të rrugëve, pa zgjidhje. Ndërsa ekonomia dhe papunësia vazhdon përkeqësimin, shqiptarët vazhdojnë emigrimin.

Rindërtimi nuk duhet të përdoret nga qeveria si një program propagande. Krizat kërkojnë lidership të përgjegjshëm në drejtim, që nuk nxit probleme por zgjidh probleme. Ka nevojë për drejtues që të kenë ndjeshmëri ndaj qytetarëve dhe vizion bashkimi për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe të plotë të krizave, të problemeve ekonomike dhe sociale që ato shkaktojnë.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për të gjithë, jo vetëm për ata të lidhur me të.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas