Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka mbyllur seancën e Kuvendit pasi votoi ligjet në rendin e ditës, por deputetët e opozitës vijojnë të qëndrojnë në Kuvend duke mbajtur fjalën e tyre në foltore.
Kjo e fundit transmetohet live në profilet e Facebook të Partisë Demokratike.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ftoi socialistët të largohen nga Edi Rama, ose ta largojnë këtë të fundit pasi në të kunëdrt historia e PS-së prej 80 vitesh është e destinuar të mbyllet këtë vit.
“Unë do t’u lutem nga kjo foltore të gjithë socialistëve të largohen prej tij, sepse ai nuk është PS. Ai është një segment kriminal që rrëmbeu PS-në 11 vjet më parë dhe e tjetërsoi në partinë e krimit, të trafikut dhe të mjerimit të Shqiptarëve.
Nga foltorja e Kuvendit i bëj thirrje të gjithë socialistëve të ndershëm edhe atyre pak deputetëve që janë në këtë sallë si përfaqësues të PS-së, të sensibilizohen dhe të largojnë Edi Ramën nëse duan ta shpëtojnë atë.
Në të kundërt historia e PS-së prej 80 vitesh është e destinuar të mbyllet këtë vit”.