Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kryemadhi zbulon bisedën me djalin e të moshuarit me pasuri 30 milionë dollarë

Ishte kryetarja e LSI-së, ajo që dje denoncoi rastin

by us er2
05/07/2022
in Kryesore, Politika
0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat zbuloi bisedën e zhvilluar sot me djalin e të moshuarit Thanas Qani, i cili së bashku me Haxhire Gurakuqin rezultoi me një pasuri prej 30 milionë dollarësh.

“Edi Rama nuk mund të vjedhë 189 milionë dollarë me fatura, me fakte, të marra nga buxheti i shtetit dhe të futura në xhepat e tij për të blerë gjithçka që i duhet, për të larguar vëmendjen nga e vërteta. Po të kishte drejtësi, sot Edi Rama do të ishte koleg me Alqi Bllakon e të tjerë. Sapo u ndava me djalin e Thanas Qanit, bëra një bisedë, dhe jo vetëm që Thanas Qani nuk kanë firmosur një kontratë të tillë, por më 2019 janë thirrur nga krimi ekonomik për një faturë rreth 30 mijë euro, që është quajtur evazion fiskal. Zotëria më bëri të ditur që ky është akti i regjistrimit, në emër të Thanas Qanit, i regjistruar më 8 korrik të 2019 dhe është administrator deri më 2024. Edhe pse krimi ekonomik e ka thirrur dhe ka marrë dijeni që zotëria nuk kishte dijeni për çështjen, nuk është njoftuar që ishte administrator i kësaj firme, nuk i kanë bërë të ditur asgjë. Ndërsa problemi tjetër që implikon dhe që përsëri këtu duhet të fillojë të hetohet çdo gjë, është që të dy kontratat e Thanas Qanit janë të noterizuara. Të më gjejë një biznes që regjistrohet në QKR pa kontratë të noterizuar. Firma nuk është e Thanas Qanit. Është e njëjta firmë që firmos, por këto i ka prokuroria. Më 2019 është bërë sikur është hetuar për të mbuluar evazionin fiskal, që kompania e inceneratorëve ka bërë evazion fiskal 1 milion dollarë te lumi 6”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë se dje, fillimisht dy të moshuarit, Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi u prezantuan në media si çifti i cili sipas kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi ka blerë një biznes me vlerë 30 milionë dollarë.

Ndërsa më pas reagoi, zonja Gurakuqi, e cila tha se jeton në azil. E moshuara rrëfeu se, si ishte mashtruar nga dy djem, të cilët i ishin paraqitur në azil si punonjës të prokurorisë, ndërsa i kishin kërkuar që të firmoste disa dokumente. 90-vjeçarja rrëfeu se banka i kishte bllokuar edhe të ardhurat nga pensioni që e moshuara i kishte lënë në bankë, pasi rezultonte me biznes në Laç. Ndërkohë ajo tha se, nuk kishte asnjë biznes dhe se nuk ishte në dijeni të kompanisë që figuronte në emër të saj.

JU SUGJEROJME

Nga Altin Goxhaj te Ilir Rusmali, zbulohen emrat e 20 kandidatëve për pozicionin e Avokatit të Popullit
Aktualitet

Nga Altin Goxhaj te Ilir Rusmali, zbulohen emrat e 20 kandidatëve për pozicionin e Avokatit të Popullit

05/07/2022
Adoleshenti shqiptar dhunon dhe kërcënon bashkëmoshatarin, policia e arreston bashkë me nënën
Aktualitet

Adoleshenti shqiptar dhunon dhe kërcënon bashkëmoshatarin, policia e arreston bashkë me nënën

05/07/2022
Dy gëzime në një ditë, Berisha i rezervon një surprizë bashkëshortes, “më të mirës së familjes sonë”
Kryesore

Dy gëzime në një ditë, Berisha i rezervon një surprizë bashkëshortes, “më të mirës së familjes sonë”

05/07/2022
Emri/ Dalin detaje, kush është 49-vjeçari që qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Emri/ Dalin detaje, kush është 49-vjeçari që qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

05/07/2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Kryemadhi zbulon bisedën me djalin e të moshuarit me pasuri 30 milionë dollarë
  • Nga Altin Goxhaj te Ilir Rusmali, zbulohen emrat e 20 kandidatëve për pozicionin e Avokatit të Popullit
  • Adoleshenti shqiptar dhunon dhe kërcënon bashkëmoshatarin, policia e arreston bashkë me nënën
  • Shkencëtarët zbulojnë zambakun më të madh në botë
  • Molla e zezë, “diamanti” që rritet në malet e Tibetit



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In