Vetëm pak muaj pas dekretimit të kabinetit qeveritar, kryeministri Edi Rama ka firmosur lëvizje në nivel zëvendës ministrash ne mbledhjen e sotme te kabinetit qeveritar.
Mësohet se është liruar nga detyra zv/ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla.
Në vend të tij, është emëruar Vjollca Braho.
Kjo e fundit ka qenë në krye të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor si dhe zv/ministre e Mirëqenies Sociale.
Vjollca Braho e ka drejtuar për katër vite ISSH kur vinte si përfaqësuese e PDIU në kabinet, kohë në të cilën është kryer reforma më e madhe e pensioneve.
Gjithashtu ajo ka qenë drejtuese e Fondit të ISKSH dhe së fundi prej 3 vitesh ka mbajtur detyrën e Kryeinspektores së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, duke përballuar me sukses një ndër sfidat më të mëdha, siç është ajo e Covid-19.