Gjatë fjalës së tij nga Selaniku, Kryeministri grek, Aleksis Cipras tha se Greqia në negociatat për çështjen e emrit të Maqedonisë synon të marrë diçka që të tjerët e kanë dorëzuar para më shumë se 70 vjetësh. Ai tha se fqinjët veriorë nuk kanë asnjë lidhje me Aleksadrin e Madh dhe se kanë rrënjë sllave dhe shqiptare.
Po shkojmë të pajtohemi me fqinjët tanë të cilët kanë një entitet shtetëror që për 70 vjet quhet Maqedoni, por që nuk ka asnjë lidhje me Aleksandrin e Madh dhe rrugëtimin e tij historik. Kanë rrënjë sllave dhe shqiptare dhe këtë ata e pranojnë. Nëse fitojmë përcaktues para emrit Maqedoni është fitore e madhe dhe akoma më e madhe nëse merremi vesh se tjetër është Maqedonia ynë që vjen nga tradita e lashtë e botës antike greke, ndërsa tjetër është tradita e tyre dhe shenja e tyre kulturore”– deklaroi Aleksis Cipras.
Po por shqiptaret kane lidhje me aleksandrin mamaja e tij eshte shqiptare dhe ai vete ka lene leter trashegimie per shqiperine